Indonezi, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në mbi 50.000
BKT
   Bota

Indonezi, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në mbi 50.000

Të dhënat e Task Forcës së Trajtimit të COVID-19 treguan se krahina me viktimat më të larta ishte Java Lindore me 11.270 vdekje, e ndjekur nga Java Qendrore me 9.133 dhe Xhakarta me 7.134 vdekje.

Në Indonezi, me 193 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 50.100, raporton Anadolu Agency.

Të dhënat e Task Forcës së Trajtimit të COVID-19 treguan se krahina me viktimat më të larta ishte Java Lindore me 11.270 vdekje, e ndjekur nga Java Qendrore me 9.133 dhe Xhakarta me 7.134 vdekje.

Ndërkohë, 5.862 raste të reja me COVID-19 të raportuara sot e çuan numrin në mbi 1,8 milion raste.

Numri i rikuperimeve u rrit në mbi 1,6 milion, pasi 5.370 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit.