Holanda lehtëson masat anti-Covid nga 5 qershori
BKT
   Bota

Holanda lehtëson masat anti-Covid nga 5 qershori

Holanda do të lehtësojë masat anti-Covid nga 5 qershori. Vendi do të rihapë restorantet, baret dhe kafenetë, sipas kryeministrit Mark Rutte.

“Më 5 qershor, ne do të zbatojmë hapin e tretë të planit të rihapjes dhe pothuajse gjithçka do të hapet, duke përfshirë restorantet, kafenetë, kinematë dhe muzetë,” shkroi Rutte në Twitter.

“Masat si mbajtja e maskave dhe distanca shoqërore do të jenë ende në fuqi”

Teatrot, kinematë dhe sallat e koncerteve mund të rihapen gjithashtu javën e ardhshme, me një kapacitet maksimal prej 50 personash, sipas  deklaratës të qeverisë.