Netanyahu:Një qeveri uniteti do të ishte rrezik për sigurinë dhe të ardhmen
BKT
   Bota

Netanyahu:Një qeveri uniteti do të ishte rrezik për sigurinë dhe të ardhmen

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar për herë të parë për marrëveshjen e afërt mes dy partive opozitare që mund ta rrëzojnë atë nga pushteti.

Netanyahu thotë se koalicioni që kërkon të formojë një qeveri uniteti mund të përbëjë një rrezik për sigurinë e vendit.

Ai i është drejtuar me një thirrje politikanëve të djathtë të mos mbështesin marrëveshjen për qeverinë Lapid-Bennett, transmeton BW.

Nëse formohet qeveria e unitetit atëhere Netanyahu i jep fund epokës 12-vjeçare si kryeministër i Izraelit, më jetëgjati në historinë e vendit.