Rrëzohet helikopteri i Antidrogës, humbin jetën pesë policë
BKT
   Bota

Rrëzohet helikopteri i Antidrogës, humbin jetën pesë policë

Pesë efektivë humbën jetën të dielën, 30 maj, kur një helikoper që i përkiste policisë anti-drogë u rrëzua në një rajon verior të Kolumbisë.

Ngjarja ka ndodhur në 15 km nga Cantagallo, një qytet në bregun e Rio Magdalena, transmeton oranews.

Drejtuesit e policisë dyshojnë se shkak i këtij aksidenti është bërë një defekt teknik, ndërsa theksojnë se për këtë çështje është ngritur një komision hetimor.