Suedia vendos për lehtësimin e masave ndaj koronavirusit
BKT
   Bota

Suedia vendos për lehtësimin e masave ndaj koronavirusit

Suedia do të bëhet të martën vendi i fundit nordik që fillon lehtësimin e kufizimeve të koronavirusit, edhe pse kombi skandinav vazhdon të ketë një nga nivelet më të larta të infeksionit në Evropë.

Rregullat do të zbuten për numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë në ngjarje sportive, koncerte në natyrë, kinema dhe tregje, ndërsa orari i hapjes së bareve do të zgjatet.

Por Suedia, i vetmi vend i Bashkimi Evropian (BE) që nuk e mbylli vendin gjatë fazës së parë të pandemisë vitin e kaluar, do të presë të paktën korrikun për një lehtësim më të gjerë të kufizimeve.

Fqinjtë e sa,j Norvegjia, Danimarka, Finlanda dhe Islanda i kanë liruar masat gradualisht në javët e fundit.

Kryeministri Stefan Lofven, javën e kaluar tha se “se pandemia nuk ka mbaruar edhe nëse gjërat po përmirësohen. Përkundrazi, mënyra se si sillemi tani dhe në të ardhmen do të përcaktojë nëse mund t’i lehtësojmë më tej kufizimet apo jo”.

Suedia ka numrin e dytë më të lartë të rasteve Covid-19 për person në BE, pasi ka qenë vendi më i prekur nga Covid-19. Megjithëse i ka menaxhuar shumë më mirë shtrimet në spital dhe vdekjet.

Ekonomia e saj u rikuperua në nivelet para-pandemike në tremujorin e parë, sipas të dhënave të produktit të brendshëm bruto të lëshuar të premten, me një ritëm më të shpejtë se shumica e vendeve të tjera të BE-së.

Reagimi i Qeverisë erdhi gradualisht ndaj valës së dytë vjeshtën e kaluar pasi zyrtarë të tillë si kryedemiologu Anders Tegnell besuan se Suedia nuk do të goditej aq fort pas valës së parë.

E tronditur nga kritikat mes të tjerash mbreti suedez dhe qeveria shtrënguan kufizimet për Krishtlindje, që do të thotë se strategjia e Suedisë iu afrua shumë vendeve të tjera evropiane dhe në disa raste ishte më e rreptë se Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda.

Por ka ende shqetësime për presionet në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Ministrja për Çështjet Sociale në Suedi, Lena Hallengren, tha të premten se ishte në bisedime me Norvegjinë dhe Danimarkën në lidhje për ta ndihmuar me stafit mjekësor shtesë.

Në lidhje me kritikat e ndërkombëtarëve, ekspertët suedezë gjithnjë e më shumë kanë deklaruar se çështja ishte më shumë mungesa e veprimit të shpejtë në secilën prej valëve të pandemisë dhe një përqendrim vetëm në shtypjen e virusit aq sa të lejojë sistemin shëndetësor suedez të përballojë.

Suedia po hapet me kujdes pasi më shumë njerëz po vaksinohen. Më shumë se katër në pesë mbi 60 vjeç kanë marrë një dozë dhe gati të gjithë mbi 80 vjeç janë vaksinuar plotësisht.

Një ndryshim tjetër që nis nga e hëna për të hyrë në Suedi nuk do të kërkohet më një test negativ i Covid-19 nga një vend tjetër nordik.

Lehtësimi më i madh pritet të fillojë më 1 korrik. Kryeministri theksoi se ndërsa ai ishte “i përgatitur të ndalonte lehtësimin” nëse situata përkeqësohej, Suedia mund të “paraqiste fillimin e fundit” të kufizimeve.