Operacion me helikopterë arrestohet “i rrezikshmi” në Francë
BKT
   Bota

Operacion me helikopterë arrestohet “i rrezikshmi” në Francë

Një ish-ushtarak i kërkuar nga autoritetet në Francën jugperëndimore, u arrestua pasi u plagos rëndë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.

Ish-ushtaraku ishte në kërkim për dhunë në familje, ndërkohë që me qindra xhandarë morën pjesë në operacionin për kapjen e tij.

Aksioni u zhvillua në pyjet në zonën Dordon dje. Autori hapi zjarr kundër oficerëve të policisë të cilët iu përgjigjën me të njëjtën mënyrë, duke e lënë të plagosur.

Autoritetet thanë se ai ishte ish-ushtar i armatosur rëndë që besohet se mbante një armë gjahu me rreze të gjatë. Në të njëjtën kohë, u bë e ditur se ai ishte dënuar katër herë në të kaluarën për dhune ndaj partneres së tij, ndërsa ishte liruar kohët e fundit nga burgu.

1,800 banorët e fshatit Le Larned-Saint-Lazare në Dordogne u udhëzuan të qëndronin brenda dhe shkollat ​​u mbyllën ndërsa helikopterët e policisë kërkonin në zonë.