Izraeli raporton vetëm katër raste të reja COVID-19
BKT
   Bota

Izraeli raporton vetëm katër raste të reja COVID-19

Numri i infeksioneve të reja ditore COVID-19 në Izrael ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se një vit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sot u regjistruan vetëm katër raste të reja në 24 orët e fundit, nga gjithsej 22 360 teste të kryera gjatë kësaj periudhe.

Më pak infeksione të reja janë regjistruar për herë të fundit në fillim të marsit 2020.

Vendi me 9 milionë banorë ka zbatuar me sukses një fushatë vaksinimi që nga 19 dhjetori.

Infeksionet e reja dhe format e rënda të COVID-19 kanë rënë ndjeshëm.

Paralelisht me përparimin e fushatës së vaksinimt, qeveria nisi gradualisht të lehtësonte edhe kufizimet e saj antiCOVID-19./atsh