23:10 / 31.05.2021
Macron merr vaksinën antiCOVID-19
Presidenti i Francës Emmanuel Macron njoftoi se ishte vaksinuar kundër virusit korona.
Ai e bëri të ditur lajmin në Twitter, por nuk specifikoi se cilën lloj të vaksinës e mori.
Macron ishte infektuar me virusin korona në dhjetor të vitit të kaluar, kujton Reuters.























