09:24 / 01.06.2021
Peru, numri i vdekjeve rritet më shumë se dyfish pas rishikimit të shifrave
Numri i vdekjeve në Peru është rritur më shumë se dyfish pas rishikimit të shifrave duke u bërë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për person sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Numri zyrtar i vdekjeve tani ka arritur në 180,000 nga 69,342 sa ishte.
Kryeministrja Violeta Bermudez iu ka thënë gazetarëve se ky numër është rritur në linjë me të ashtuquajturat shifra të vdekjeve të tejkaluara që masin se sa më shumë njerëz po vdesin sesa që pritej bazuar në vitet e mëhershme.
“Ne mendojmë se është detyra jonë që ta bëjmë publike këtë informacion të përditësuar”, ka thënë ajo.























