17:09 / 01.06.2021
Ugandë, gjatë sulmit mbi automjet plagoset ministri i Punës dhe Transportit
Një grup i panjohur njerëzish sulmuan makinën e ministrit Katumba Wamala, ku ai plagos, ndërsa vajza dhe shoferi i tij u vranë.
Katumba Wamala, ministri i Punës dhe Transportit i Ugandës që nga viti 2019, është plagosur në një sulm të armatosur ndaj makinës së tij.
Sipas mediave lokale, një grup i panjohur njerëzish sulmuan makinën e Wamale-s këtë mëngjes. Ministri u plagos në sulm, ndërsa vajza dhe shoferi i tij u vranë.
Në fotografitë e shpërndarë në rrjetet sociale mund të shihen gjurmët e plumbave në automjet.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Ish-gjenerali Wamala po ashtu ka ushtruar detyrën e ministrit shtetëror prej vitit 2017 deri në vitin 2019.























