Kolumbi, 48 të vdekur gjatë 33 ditëve të protestave antiqeveritare
Sipas raportit të fundit të Zyrës së Ombudsmanit të Kolumbisë, 48 persona kanë humbur jetën në protesta deri më tani, ndërsa vdekja e 20 prej tyre kishte lidhje të drejtpërdrejtë me protestat.
Gjithsej 48 persona, përfshirë një oficer policie, kanë humbur jetën deri më tani në protestat masive antiqeveritare që po zhvillohen në Kolumbi që nga 28 prilli.
Sipas raportit të fundit të Zyrës së Ombudsmanit të Kolumbisë në lidhje me demonstratat që janë zhvilluar tashmë 33 ditë, 48 persona kanë humbur jetën në protesta deri më tani, ndërsa vdekja e 20 prej tyre kishte lidhje të drejtpërdrejtë me protestat.
Sipas të dhënave të OJQ-ve të pavarura në vend, pretendohet se numri i të vdekurve në protestat kundër reformës tatimore që filluan me grevë kombëtare është shumë më i lartë.
Nga ana tjetër, studentët mbajtën demonstrata paqësore në kryeqytetin Bogota, ku protestat ende vazhdojnë, megjithëse kanë shënuar rënie.
Ndryshe, ndërsa protestat përfunduan muajin e parë, mijëra njerëz dolën në rrugë në të gjithë vendin në 28 maj për të protestuar kundër qeverisë. 13 njerëz u vranë në incidentet në Cali, 185 u plagosën në Bogota dhe 16 njerëz u plagosën në Medellin.
Pasi disa prej grupeve të aktivistëve dëmtuan bankat, stacionet e autobusëve dhe bizneset, oficerët e policisë nga njësia e reagimit ndaj incidenteve ESMAD ndërhynë me gaz lotsjellës kundër demonstruesve.
Pas takimit të presidentit Ivan Duque me zyrtarët lokalë në Cali më 28 maj, ushtarët morën masa paraprake në rrugët dhe sheshet e rëndësishme të qytetit.























