Sulm terrorist në Pakistan, vriten 4 ushtarë
Në deklaratën e forcave të armatosura nuk u dha informacion në lidhje me atë se për cilin grup terrorist bëhet fjalë.
Në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe terroristëve në provincën Balochistan të Pakistanit, katër ushtarë humbën jetën, tetë ushtarë u plagosën dhe të paktën katër terroristë u neutralizuan.
Në deklaratën e bërë nga Njësia e Marrëdhënieve me Publikun e Forcave të Armatosura (ISPR), u raportua se terroristët sulmuan pikën e sigurisë në qytetin Ketta në Balochistan.
Në deklaratë thuhet se 4-5 terroristë u neutralizuan dhe 7-8 terroristë u plagosën në konflikt, ndërsa katër ushtarë humbën jetën dhe gjashtë ushtarë tjerë u plagosën.
Në Turbat, u regjistrua se dy ushtarë u plagosën si rezultat i një sulmi terrorist ndaj forcave të sigurisë.
Në deklaratë nuk u dha informacion në lidhje me atë se kush ishte grupi terrorist në fjalë.























