18:35 / 01.06.2021
Merkel: “Frena e emergjencës” skadon në fund të qershorit
“Frena e emergjencës”, e vendosur për të ndaluar përhapjen e COVID-19, mund të skadojë në fund të qershorit siç është parashikuar, njoftoi kancelarja Angela Merkel, në sfondin e rënies së normave të infeksionit në vend.
“Tani mund të skadojë”, tha Merkel.
“Nëse diçka ndodh me mutacionet, që shpresojmë të mos ndodhin, atëherë ne mund ta riaktivizojmë atë në çdo kohë”, shtoi ajo.
Kancelarja vuri në dukje se “frena e emergjencës ka kontribuar shumë qartësisht në luftën kundër valës së tretë të infeksioneve”.
Merkel falënderoi qytetarët për përpjekjet e tyre në muajt e kaluar, por gjithashtu theksoi se sfida nuk kishte mbaruar: “COVID-19 është ende këtu, edhe nëse incidencat për fat të mirë po bien tani”./atsh























