SHBA, zjarrfikësi vret kolegun dhe plagos një tjetër
BKT
   Bota

SHBA, zjarrfikësi vret kolegun dhe plagos një tjetër

Një person ka vrarë një zjarrfikës dhe ka plagosur një tjetër në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Më pas, agresori është kthyer në shtëpi dhe është mbyllur brenda. Mediat amerikane thonë se ky person i ka vënë flakën shtëpisë, para se të vriste veten.

Dyshohet se agresori ishte një punonjës i pakënaqur i zjarrfikëses.