Kryeministri Babis përballet me një mocion mosbesimi
Opozita në Republikën Çeke ka paraqitur një mocion mosbesimi në qeverinë e kryeministrit populist Andrej Babis.
Ivan Bartos, i partisë Pirate të opozitës e kritikoi Babis për konflikt interesi si politikan dhe themelues i një konglomerati biznesi.
Përveç kësaj, Babis është kërcënuar me ndjekje penale për mashtrim në lidhje me subvencionet e BE.
Përfaqësuesit e pesë partive konservatore dhe liberale e bënë njoftimin sot.
Parlamenti pritet ta shqyrtojë mocionin të enjten.
Për një votim të suksesshëm mosbesimi kërkohet një shumicë e thjeshtë nga 200 anëtarët e parlamentit.
Pesë partitë së bashku kanë 68 deputetë dhe priten vota shtesë nga deputetët e krahut të djathtë.
Qëndrimi i partisë komuniste KSCM, që ende nuk ka vendosur nëse 19 deputetët e saj do të votojnë kundër qeverisë ose do të largohen nga Dhoma, konsiderohet vendimtar./atsh























