Australia zgjat kufizimet anti-Covid në Melbourne
BKT
   Bota

Australia zgjat kufizimet anti-Covid në Melbourne

Masat kufizuese në Melburn, qyteti i dytë më i madh në Australi, do të jenë në fuqi të paktën edhe për shtatë ditë të tjera, sipas një njoftimi nga autoritetet shëndetësore.

Vendi po përpiqet të mbajë nën kontroll përhapjen e rasteve pas  shpërthimit të variantit indian ose “delta” në komunitet.

“Melburn ka regjistruar  60 raste  dhe ky është një variant shumë ngjitës, i cili po përhapet shumë,” tha James Merlino.

Ai tha se vaksinimi  është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi, por vetëm 2 përqind e popullsisë është vaksinuar plotësisht. Vendi ka regjistruar 30,126 raste dhe 10,615 që nga fillimi i pandemisë.