Mesazh kundër homofobisë në Spanjë, mësuesit veshin funda
BKT
   Bota

Mesazh kundër homofobisë në Spanjë, mësuesit veshin funda

Mësuesit në Spanjë kanë vendosur të veshin funde gjatë orëve mësimore, një mesazh kundër homofobisë dhe bullizimit.

Rrobat nuk kanë gjini (#LaRopaNoTieneGenero), kjo iniciativë u ndërmor fillimisht nga mësuesi i matematikës Jose Pinas nëntorin e kaluar për të mbështetur një nxënës i cili kishte veshur një fund, veprim që çoi në pezullimin e tij nga shkolla. Gjithashtu ai u dërgua edhe te një psikolog.

Shembulli i Pinas u ndoq nga Manuel Ortega dhe Borja Velaquez, pasi panë që një nxënës po bullizohej nga shokët e tij muajin e kaluar për shkak të veshjes. Ai kishte veshur një bluze anime.