Indi, shënohen mbi 3.200 vdekje të reja nga COVID-19
BKT
   Bota

Indi, shënohen mbi 3.200 vdekje të reja nga COVID-19

Në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi janë kryer rreth 218 milionë e 500 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 3.207 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.207 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 335.102. Ndërsa me 132.788 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 28.307.832.

Teksa ka rënë numri i rasteve, tërheq vëmendjen se në vend vdekjet vazhdojnë me të njëjtën shpejtësi.

Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.

Normat e testeve pozitive në vend janë regjistruar të jenë në 8 për qind, normat e shërimit 92.5 për qind, ndërkohë vazhdojnë trajtimin ende 1.793.645 pacientë.

Vaksinimet tejkalojnë shifrën 215 milionë

Në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi janë kryer rreth 218 milionë e 500 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në vendin me rreth 1.4 miliardë banorë vaksinimi nuk ka arritur ende në nivelin që mund të ndalojë pandeminë.

Sipas faqes së internetit "Worldometers" e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është "në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve".