09:22 / 03.06.2021
Biden: 70% e amerikanëve do të vaksinohen brenda korrikut
Presidenti amerikan u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht personave nën 40 vjeç, që të vaksinohen në një përpjekje për të mposhtur virusin.
Në një fjalim 15-minutash nga Shtëpia e Bardhë, ai paraqiti një plan me pesë pika, i cili përfshin synimin e vaksinimit të 70% të popullsisë deri në 4 korrik.
52% e të popullsisë janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, duke përfshirë 75% të të gjithë të moshuarve.























