Dënimi që po kërkon prokuroria për vrasësin e George Floyd
BKT
   Bota

Dënimi që po kërkon prokuroria për vrasësin e George Floyd

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që vrasësi i George Floyd të dënohet me 30 vjet burgim.

Ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin, në muajin prill, u shpall fajtor për vrasjen. Kohëzgjatja e dënimit pritet të shpallet me 25 qershor.

Të mërkurën prokuroria tha se vrasja kishte “tronditur ndërgjegjen e kombit”.

Por, mbrojtja e përshkroi vrasjen si “një gabim” të bazuar në trajnimin e Derek Chauvin.