India arrin marrëveshje për 300 milionë doza të vaksinave
BKT
   Bota

India arrin marrëveshje për 300 milionë doza të vaksinave

"Këto doza të vaksinave do të prodhohen dhe grumbullohen nga Biological-E nga periudha gusht-dhjetor 2021", thuhet në njoftim.

Qeveria e Indisë sot bëri të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin e brendshëm të vaksinave Biological-E për 300 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për 15 miliardë rupi indian (205 milionë dollarë).

"Vaksina kundër COVID-19 e Biological-E aktualisht po kalon provën klinike të fazës së 3-të pasi ka treguar rezultate premtuese në provat klinike të Fazës 1 dhe 2", thuhet në njoftim, duke shtuar se është një vaksinë nën-njësi e proteinave RBD dhe ka të ngjarë të jetë në dispozicion në muajt e ardhshëm.

"Këto doza të vaksinave do të prodhohen dhe grumbullohen nga Biological-E nga periudha gusht-dhjetor 2021", theksohet më tej.

Më shumë se 213 milionë doza të vaksinës së koronavirusit janë administruar deri më tani në Indi, vendi i dytë më i populluar në botë, me 43.6 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht, njoftoi "Our World in Data".

India muajin e kaluar regjistroi rritje të vdekjeve dhe rasteve ditore me COVID-19 derisa vendi po lufton me valën e dytë të pandemisë. Rastet ditore kaluan shifrën 400 mijë ndërsa vdekjet ditore 4.500.