KiE: Rumania të veprojë më shumë kundër trafikimit të njerëzve
BKT
   Bota

KiE: Rumania të veprojë më shumë kundër trafikimit të njerëzve

Këshilli i Europës i kërkoi sot në një deklaratë Rumanisë të ndërmarrë sanksione “efikase dhe shkurajuese” kundër trafikantëve të qenieve njerëzore dhe të dëmshpërblejë më mirë viktimat.

GRETA, një grup ekspertësh që monitoron pajtueshmërinë me Konventën e Këshillit të Europës për Veprim kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, thekson “një numër të konsiderueshëm të dënimeve me kusht” si edhe një “pranon fajësinë” që lejon kriminelët të marrin një ulje në dënimin e tyre.

KiE tha se ishte “veçanërisht i shqetësuar nga fakti që kompensimi i dhënë viktimave nga gjykatat rrallë u paguhet atyre”, pasuritë e trafikantëve nuk “identifikohen ose ngrihen mjaft herët”.

Ndër rekomandimet e tjera, ekspertët i bëjnë thirrje Rumanisë të “thjeshtojë pretendimet për kompensim […] dhe të krijojë një fond që përdor pasuritë e konfiskuara nga trafikantët”.

Sipas këtij organi të Këshillit të Europës, viktimat e trafikimit njerëzor janë kryesisht rumunë, edhe pse “numri i tyre ka rënë me kalimin e viteve”./atsh