WhatsApp konfirmon: Mund t’i lidhni katër pajisje në një llogari

WhatsApp konfirmon: Mund t’i lidhni katër pajisje në një llogari

CEO i WhatsApp, Mark Zuckerberg, konfirmoi sot se kompania po punon për një veçori për të lidhur pajisje të shumta me një llogari.

Në një bisedë me WABetaInfo, ai zbuloi se do të jeni në gjendje të sinkronizoni llogarinë tuaj në katër pajisje.

Aktualisht, mund të përdorni llogarinë tuaj WhatsApp vetëm në një pajisje (telefoni juaj me numrin e regjistruar), transmeton Telegrafi.

Telegram është një nga aplikacionet e tilla që ju lejon të sinkronizoni të gjitha mesazhet tuaja në shumë pajisje.

Karakteristika e ardhshme e WhatsApp do ta bëjë të lehtë për shumë njerëz që mbështeten në aplikacion për të komunikuar me miqtë dhe familjen e tyre kur telefoni i tyre mund të ndalet për arsye të ndryshme.

Në bisedën me WABetaInfo, Mark Zuckerberg gjithashtu vuri në dukje se kompania do të sjellë mesazhe që do të zhduken pas një shikimi.

Të gjitha këto karakteristika duken emocionuese, por askush nga drejtuesit nuk bëri ndonjë vërejtje se kur do të jenë në dispozicion të përdoruesve.Pra, ne vetëm duhet të presim dhe të shikojmë. /Telegrafi/