Facebook do t`i japë fund rregullit të përjashtimit për politikanët

Facebook do t`i japë fund rregullit të përjashtimit për politikanët

Gjiganti i medias sociale aktualisht po mendon se çfarë të bëjë me llogarinë e ish-presidentit Donald Trump, të cilin e pezulloi "për një kohë të pacaktuar" më 6 janar.

Facebook planifikon t'i japë fund politikës së diskutueshme të mbështetur nga drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg që përjashtoi politikanët nga disa rregulla të përmbajtjes në faqen e tij.

Arsyeja e kompanisë për këtë politikë ishte se fjalimi i liderëve politikë është në thelb i vlefshëm për lajme dhe në interes të publikut edhe nëse është fyes, ngacmues ose ndryshe i diskutueshëm. Gjiganti i medias sociale aktualisht po mendon se çfarë të bëjë me llogarinë e ish-presidentit Donald Trump, të cilin e pezulloi "për një kohë të pacaktuar" më 6 janar, duke e lënë në vendimin e Facebook-ut ndërsa pronarët e saj nuk kanë mundësi të postojnë.

Ndryshimi i kësaj politike u raportua fillimisht nga faqja e teknologjisë "The Verge" dhe më vonë u konfirmua nga "New York Times" dhe "Washington Post".

Facebook ka një "përjashtim të përgjithshëm të lajmeve" që nga viti 2016. Por, media sociale tërhoqi vëmendjen në 2019 kur Nick Clegg, nënkryetar i çështjeve globale dhe komunikimit, njoftoi se fjalimi nga politikanët do të trajtohet si "përmbajtje e vlefshme për lajme të cilat duhet, si rregull i përgjithshëm, të shihen dhe të dëgjohen”.

Përjashtimi i vlefshmërisë së lajmit aso kohe nënkuptonte se nëse "dikush bën një deklaratë ose ndan një postim që thyen standardet tona të komunitetit, ne do ta lejojmë në platformën tonë nëse konsiderojmë se interesi publik për ta parë atë është më i madh se rreziku nga dëmi”.

Megjithatë, kjo nuk u dha licencë të pakufizuar politikanëve. Kur Facebook pezulloi Trumpin në janar, si arsye të kësaj përmendi "rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës" pas kryengritjes vdekjeprurëse në Capitol Hill në SHBA. Kompania thotë se nuk ka përdorur kurrë përjashtimin e lajmeve për ndonjë nga postimet e Trumpit.