Ndryshimet klimatike do t`i kushtojnë G7-it dyfish më shumë se pandemia
BKT
   Bota

Ndryshimet klimatike do t`i kushtojnë G7-it dyfish më shumë se pandemia

Sipas hulumtimit nga Oxfam dhe Swiss Re, ndryshimet klimatike do iu kushtojnë vendeve të G7 dy herë më shumë se pandemia e Covid-19.

Vendet e G7, ekonomitë më të mëdha industriale në botë, do të pësojnë tkurrje të PBB-së me 8.5% në vit, ose gati 5 trilion dollarë, në 30 vite nëse temperaturat rriten me 2.6 gradë Celsius.

Gjatë pandemisë, ekonomia e vendeve të G7 ra mesatarisht me 4.2%. Kjo do të thotë që humbjet nga ndryshimi i klimës mund të dyfishohen çdo vit. Britania pritet të humbasë 6.5% në vit deri në vitin 2050, krahasuar me 2.4% nëse zbatohen qëllimet e Marrëveshjes së Klimës në Paris.

Disa vende të tjera do të prekën më shumë. PBB-ja e Indisë do të tkurret me ¼ ndërsa Australia pritet të humbasë 12.5% ​​të prodhimit të saj. Koreja e Jugut pritet të humbasë 1/10 e fuqisë së saj ekonomike.