Iran, në 24 orët e fundit 120 persona kanë humbur jetën nga COVID-19
BKT
   Bota

Iran, në 24 orët e fundit 120 persona kanë humbur jetën nga COVID-19

Në 24 orët e fundit u zbuluan 4.907 raste dhe 940 nga këta u hospitalizuan, ndërsa numri i rasteve u rrit në 2.971.270.

Në Iran në 24 orët e fundit me vdekjen e 120 personave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 81.183.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë, u dhanë informacione në lidhje me procesin e vaksinimit, viktimat dhe rastet me COVID-19.

Në 24 orët e fundit u zbuluan 4.907 raste dhe 940 nga këta u hospitalizuan, ndërsa numri i rasteve u rrit në 2.971.270.

Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv u rrit në 3.687, kurse numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë shkoi në 2.565.972

Numri i testeve COVID-19 deri më sot në vend shkoi në 20.812.819.

- Në Iran numri i vaksinave të aplikuara rritet në 4.888.769

Në Iran i cili ka një popullsi rreth 83 milionë banorë deri më tani 4.230.484 persona kanë marrë dozën e parë dhe 658.285 nga këta edhe dozën e dytë të vaksinës.

Sipas kësaj deri më tani janë kryer 4.888.769 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas nivelit të rrezikut, 16 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të "kuq", 201 qytete si zona "portokalli", 231 qytete si zona të "verdha" dhe asnjë qytet si zonë "blu". Ndërkohë është ndaluar hyrja dhe dalja në qytetet me ngjyrë "të kuqe" dhe me ngjyrë "portokalli".