15:16 / 08.06.2021
Presidenti francez Macron qëllohet me shuplakë në fytyrë
Gjatë një vizite në një komunë franceze, Presidenti Emmanuel Macron, është sulmuar nga një burrë, i cili po bërtiste, ‘’Poshtë Macroon’’.
E gjithë kjo ndodhi në mes të një turme, për të cilën Macron, kur parakaloi ndaloi që t’i përshëndeste të pranishmit, megjithatë, ai u qëllua me shuplakë në fytyrë.























