Bitcoin bie me 10 për qind pasi Trump e quajti "mashtrim" ndaj dollarit

Bitcoin bie me 10 për qind pasi Trump e quajti "mashtrim" ndaj dollarit

"Nuk më pëlqen sepse është një monedhë tjetër që garon me dollarin", ka thënë ish-presidenti i SHBA-së.

Vlera e kriptomonedhës Bitcoin ra për 10 për qind pasi ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump e quajti atë një "mashtrim" ndaj dollarit amerikan.

"Bitcoin, thjesht duket si një mashtrim", tha Trump për Fox Business.

"Nuk më pëlqen sepse është një monedhë tjetër që garon me dollarin ... Unë dua që dollari të jetë monedha e botës. Kjo është ajo që kam thënë gjithmonë", shtoi Trump.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vëzhguesve të SHBA-së që të ndërmarrin veprime, duke shtuar që kriptovalutat duhet të monitorohen nga afër dhe të kenë rregullim të lartë.

Kjo është hera e dytë që Trump flet për monedhën më të vlefshme digjitale në botë pasi ai kishte thënë se nuk ishte "dashamirë i Bitcoin-it dhe kriptovalutave të tjera" në vitin 2019, pasi Bitcoin kishte rënë nga 20.000 dollarë në 6.000 dollarë në gjysmën e parë të vitit 2018.

Pasi u ngjit në pikën më të lartë të të gjitha kohërave, në 64.000 dollarë në mes të prillit, kriptomonedha më e madhe në botë sipas kapitalizimit të tregut ka humbur pothuajse gjysmën e vlerës së saj, duke u tregtuar me rreth 33.000 dollarë pasditen e djeshme.