Pfizer njofton fillimin e testimit të vaksinës tek fëmijët nën 12 vjeç

Pfizer njofton fillimin e testimit të vaksinës tek fëmijët nën 12 vjeç

Kompania Pfizer, ka njoftuar ditën e sotme se do të fillojë një studim për të testuar vaksinën e saj COVID-19-s tek fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Kompania tha se në studim do të përfshihen 4,500 fëmijë që do të regjistrohen në më shumë se 90 klinika që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, Finlandë, Poloni dhe Spanjë.