SHBA, brigjet perëndimore përballen me thatësirën më të madhe në histori
BKT
   Bota

SHBA, brigjet perëndimore përballen me thatësirën më të madhe në histori

Thatësira në brigjet perëndimore të vendit në pranverën e vitit 2021 është më e ashpër se një vit më parë, me kushte të motit që do të rrisin rrezikun e zjarreve dhe mungesës së ujit këtë verë.

Rreth tre të katërtat e rajonit përballen me thatësirën më të keqe në histori në një kohë kur temperaturat në shtetet federale perëndimore të SHBA-së janë mbi normalen.

Ueb faqja amerikane "Monitor" njoftoi se thatësira në brigjet perëndimore të vendit në pranverën e vitit 2021 është më e ashpër se një vit më parë, me kushte të motit që do të rrisin rrezikun e zjarreve dhe mungesës së ujit këtë verë.

Më tej theksohet se disa pjesë të shteteve perëndimore si Kalifornia, Nevada dhe Washingtoni përjetuan temperatura shumë të larta javën e kaluar, më shumë se 38 gradë Celsius.

Tre të katërtat e shteteve perëndimore po luftojnë me nivelet më të këqija të thatësirës në historinë e SHBA-së.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha se u duhej një buxhet rekord prej 2 miliardë dollarësh për të luftuar zjarret dhe për të zgjeruar flotën e avionëve të zjarrfikësve.