Rusia, një shtet i dobët ekonomik
BKT
   Bota

Rusia, një shtet i dobët ekonomik

Richard Moore, i cili kryeson Shërbimin e Jashtëm të Inteligjencës së Britanisë së Madhe (MI6), i cituar në Sunday Times kishte thënë se, "në aspektin ekonomik dhe demografik, Rusia është një fuqi objektivisht e dobësuar".

Duke iu përgjigjur njërës nga pyetjet që lidhet me deklaratën e Moore, në Forumin Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, presidenti rus Vladimir Putin kishte thënë se, "drejtues i MI6 është i ri për të dhënë vlerësime të tilla. Mendoj se Moore do të fitojë përvojë dhe do të ndryshojë vlerësimin e tij. Nëse Rusia është e dobët, atëherë pse duhet të shqetësoheni? Mos u shqetësoni për këtë dhe mos e përkeqësoni marrëdhëniet ruso-britanike. Britania e Madhe është ndër të paktat vende në Evropë dhe në botë, me të cilat kemi mbajtur një ritëm të lidhjeve ekonomike. Nëse nuk ndërhyni, atëherë gjithçka do të jetë në rregull dhe ndoshta, me ndihmën e tregtisë, nga një vend i dobësuar, Rusia do të shndërrohet në një shtet të zhvilluar".

Kjo deklaratë pasqyron disa mundësi. Njëra është se komentet e tij ishin përkthyer gabimisht. Mirëpo, deri më tani nuk është gjetur asnjë mohim lidhur me përkthimin. Ndërsa, mundësia tjetër është sarkazma.

Duke qenë se vlerësimi i Moore është i saktë, Putini duket se po e pranon faktin se rënia ekonomike e Rusisë është reale.

Rrëzimi i Qeverisë pro-Rusisë në Ukrainë disa vite më vonë dhe zëvendësimi i saj nga një regjim pro-Perëndimor, shkaktoi një ndryshim rrënjësor në Moskë që po përdoret tani në Bjellorusi, Kaukazin e Jugut dhe Moldavi.

Rusia nuk mund të pranonte realitetin politik dhe gjeografik që krijoi rënia e Bashkimit Sovjetik dhe do të bëhej gjithnjë e më agresive brenda ish-BRSS.

Problemi që do të kishte Rusia është ai Bashkimit Sovjetik. Derisa veprimet politiko-ushtarake u rritën, kostoja e mbrojtjes u rrit. Kjo kosto ndodhi me faktin se Rusia dështoi të krijonte një ekonomi moderne. Ekonomia ruse varet nga prodhimi dhe shitja e energjisë – eksportet përbëjnë rreth 30 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto dhe rreth 40 përqind e tyre janë në energji.

Kjo është ajo që shkatërroi Bashkimin Sovjetik. Nga njëra anë, asaj iu desh të financonte një ushtrinë, ndërsa nga ana tjetër, një pjesë e madhe e ekonomisë së saj rrjedh nga eksporti i një produkti të vetëm. Sovjetikët kishin një ekonomi në zhvillim, derisa paguanin për zhvillimin e ushtrisë dhe kjo kufizoi mundësinë e zhvillimit ekonomik jashtë mbrojtjes dhe energjisë.

I njëjti proces është duke u zhvilluar edhe sot. Gjeopolitikisht, Rusisë iu desh të transformonte ushtrinë nga rrënojat e viteve 1990 në një forcë të aftë dhe të përballej me një kundërpërgjigje të mundshme nga SHBA-të.

Në të njëjtën kohë, aftësia e Rusisë për të krijuar një ekonomi moderne të ekuilibruar ishte e kufizuar nga eksportimi i kapitalit, falë rritjes së oligarkëve dhe zhvillimit të një klase të mesme. Rusia kurrë nuk kishte aftësinë që fillimisht të ndërtonte një ekonomi moderne dhe pastaj të merrej me gjeopolitikë. Ajo është detyruar të përdorë burimet e energjisë, çmimi i së cilës është një e panjohur e madhe për vendin.

Rënia e Bashkimit Sovjetik nuk arriti të japë atë që Rusia ka dëshiruar gjithmonë të jetë: një vend modern evropian.

Mbetet një fuqi e konsiderueshme ushtarake por që nuk është aq e fortë sa të imponojë vullnetin e saj me forcë të drejtpërdrejtë. Ashtu si sovjetikët e viteve 1980, rusët janë bllokuar midis nevojës gjeopolitike dhe realitetit ekonomik.

Në fund, Rusia ka nevojë për një ekonomi të fortë për të ndjekur imperativat e saj gjeopolitike, por nuk e ka një të tillë. MI6 nuk është problemi i Rusisë: realiteti ekonomik është problemi i Vladimir Putinit.