Aktivitet në Vullkanin Merapi në Indonezi, autoritetet ngrenë alarmin
Qendra Teknologjike dhe Kërkimore e Katastrofave Gjeologjike (BPPTKG) tha në një deklaratë se rrjedha e lavës që ndodhi si rezultat i aktivitetit në vullkanin më aktiv të Indonezisë, Merapi, u përhap në 1.600 metra.
Vullkani Merapi në Ishullin Java të Indonezisë ka hedhur gaz dhe lavë tri herë gjatë aktivitetet që ka ndodhur në këtë vullkan.
Qendra Teknologjike dhe Kërkimore e Katastrofave Gjeologjike (BPPTKG) tha në një deklaratë se rrjedha e lavës që ndodhi si rezultat i aktivitetit në vullkanin më aktiv të Indonezisë, Merapi, u përhap në 1.600 metra, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua.
Kryetarija e BPPTKG-së, Hanik Humaida, ka deklaruar se retë e nxehta të formuara nga gazi vullkanik ndodhën së pari në orën 03:16 me kohën lokale.
“Lava që shpërtheu u përhap në jugperëndim për 129 sekonda në 1.500 metra”, tha ajo.
Duke deklaruar se reja e dytë e nxehtë e gazit u vu re në orën 09:31 dhe rrjedha e dytë e lavës u përhap në 1.000 metra për 93 sekonda, Humaida njoftoi se reja e tretë e nxehtë e gazit ndodhi në orën 09.53 dhe rrjedha e tretë e lavës u përhap në drejtimin jugperëndimor deri në 1.600 metra për 121 sekonda.
Niveli i alarmit u ngrit në tre nga autoritetet, të cilët paralajmëruan të qëndrohet të paktën tri kilometra larg nga vullkani.
Ndryshe, në vitin 2010, 347 njerëz vdiqën si rezultat i shpërthimit të lavës së Vullkanit Merapi, i cili ndodhet në qytetin Yogyakarta në ishullin indonezian Java, me një lartësi prej 2.968 metrash.
Në Indonezi, sistemi i alarmit kundër vullkaneve përbëhet nga katër faza: jeshile, e verdhë, portokalli dhe e kuqe.























