12:18 / 10.06.2021
Sulm me armë në bazën ushtarake amerikane në Texas
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar afër bazës ushtarake në San Antonio të Texas-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar afër bazës ushtarake në San Antonio të Texas-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi u dha nga vetë faqja zyrtare e bazës së “Lackland” pa dhënë detaje të mëtejshme për ngjarjen.
Nga të dhënat paraprake nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që e gjithë zona përreth ndërtesës ushtarake është izoluar totalisht, shkruan A2.
Sipas mediave amerikane incidenti ndodhi shumë pranë dyerve të bazës dhe policia ka nisur kërkimet për gjetjen e personave përgjegjës.























