Mianmar, Suu Kyi përballet me akuza të reja për korrupsion
Komisioni Antikorrupsionit zbuloi se Suu Kyi në mënyrë të paligjshme pranoi 600 mijë dollarë dhe ar nga ish-kryeministri i Yangon-it.
Udhëheqësja e rrëzuar e Mianmar, Aung San Suu Kyi, është ndeshur me akuza të reja korrupsioni nga junta ushtarake.
Gazeta 'Global New Light of Myanmar' raportoi se Komisioni Antikorrupsionit zbuloi se Suu Kyi në mënyrë të paligjshme pranoi 600 mijë dollarë dhe ar nga ish-kryeministri i Yangon-it.
Gazeta tha se ajo gjithashtu keqpërdori autoritetin e saj duke marrë me qira 1.86 hektarë tokë dhe ndërtesë në Bahan Township për të hapur selinë e Fondacionit 'Daw Khin Kyi', ku ajo shërbeu si kryetare.
Sipas gazetës, Suu Kyi u akuzua sipas nenit 55 të Ligjit të Antikorrupsionit i cili parashikon deri në 15 vjet burg për ata që shpallen fajtorë.
Gjyqi i saj i ardhshëm është caktuar për më 14 qershor.
Suu Kyi dhe udhëheqës të tjerë të qeverisë së saj u morën në paraburgim më 1 shkurt ndërsa ushtria mori pushtetin.























