Turqi, mbi 32 milionë persona janë vaksinuar kundër COVID-19
Numri i dozave që janë aplikuar ka arritur në 32.012.290, përfshirë 18.558.403 vaksinime për dozën e parë dhe 13.453.887 për dozën e dytë.
Ka tejkaluar 32 milionë sasia e dozës së parë dhe të dytë të vaksinave që janë aplikuar në të gjithë vendin në Turqi në kuadër të luftës kundër COVID-19.
Sipas të dhënave në "Platformën e informimit për vaksinën COVID-19" të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i dozave që janë aplikuar ka arritur në 32.012.290, përfshirë 18.558.403 vaksinime për dozën e parë dhe 13.453.887 për dozën e dytë.
Në Stamboll, përfshirë 3.164.958 dozat e para dhe 2.189.844 dozat e dyta, janë aplikuar 5.354.802 doza të vaksinës.
Ndërsa në Ankara janë aplikuar 2.686.364 doza, përfshirë 1.555.502 dozat e para dhe 1.130.862 dozat e dyta. Po ashtu në Izmir janë aplikuar 2.178.264 doza, përfshirë 1.253.664 dozat e para dhe 924.582 dozat e dyta.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një deklaratë dje pas takimit me Bordin Shkencor për Koronavirusin tha se duke filluar nga sot do të fillojë vaksinimi për shtetasit mbi moshën 45-vjeç dhe se të hënën ardhshme do të vendosen në programin e vaksinimit të gjithë shtetasit mbi 40-vjeç.























