Gjermania hedh poshtë kërkesat e namibianëve mbi kompensimin për gjeocid

Gjermania hedh poshtë kërkesat e namibianëve mbi kompensimin për gjeocid

Autoritetet gjermane hodhën poshtë kërkesat e dy fiseve në Namibia për kompensim për masakrën nga epoka koloniale dhe shtuan se ndihma e ofruar prej 1.1 miliard eurosh do të paguhet mbi një bazë vullnetare.

Autoritetet, të cilat kohët e fundit e përshkruan masakrën si gjenocid, thanë se ata kishin miratuar një tekst që ata besojnë se negociatat me Namibinë, të cilat filluan në vitin 2015, kanë mbaruar.

"Ne besojmë se teksti që kemi nënshkruar përfaqëson një bazë të mirë për mbylljen përfundimtare të negociatave," tha ministri i Jashtëm Heiko Mass në fjalimin e tij në Dhomën e Ulët të Parlamentit - Bundestag.

Teksti i marrëveshjes, i cili u prezantua dhe u miratua në maj, ishte shënjestra e kritikave në Namibi, pasi disa zyrtarë vlerësuan se kompensimi monetar i rënë dakord nuk ishte i mjaftueshëm.

"Marrëveshja u përfundua ekskluzivisht mbi një bazë vullnetare dhe nuk ka asnjë bazë ligjore për pagesa," tha Mass, duke shtuar se njohja e gjenocidit nuk i hap rrugën një kërkese ligjore për kompensim.

Sipas një teksti të përfunduar në maj me autoritetet Namibiane, Gjermania është zotuar të sigurojë 1.1 miliard euro në ndihmë zhvillimi për 30 vjet, të cilat duhet të përfitojnë pasardhësit e dy fiseve.

Marrëveshja duhet të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve dhe parashikon gjithashtu një falje zyrtare nga Gjermania.

Rreth 60.000 anëtarë të fisit Herero dhe 10.000 anëtarë të fisit Nama u vranë nga 1904 deri 1908 pasi u rebeluan kundër gjermanëve, të cilët i nënshtruan vendasit nën një regjim shumë të rreptë.