13:06 / 11.06.2021
Raab: Integriteti i BM nuk është i negociueshëm
Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab konfirmoi sot se uniteti i Britanisë së Madhe nuk është i negociueshëm, duke iu përgjigjur vendosmërisë së shfaqur nga presidenti francez, Emmanuel Macron për sa i përket dispozitave post-Brexit për Irlandën e Veriut.
“Ne nuk negociojmë apo nuk diskutojmë integritetin e Britanisë së Madhe, qoftë territorial, kushtetues ose që ka të bëjë me integritetin ekonomik të Britanisë së Madhe, nuk është mbi tryezë, kjo nuk është e negociueshme”, deklaroi për Sky News kreu i diplomacisë britanike, Dominic Raab./atsh























