21:39 / 11.06.2021
Këshilli Evropian miraton zyrtarisht Certifikatën Dixhitale COVID
Komisioneri i BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders mirëpriti miratimin zyrtar të Certifikatës Dixhitale COVID të BE-së nga Këshilli Evropian.
“Presim me padurim ceremoninë e nënshkrimit të rregullores, që do të zhvillohet të hënën e ardhshme në Parlamentin Europian”, shkroi ai në Twitter, raporton ATSh.
Certifikatat e vaksinimit, testit dhe imunizimit do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku.























