16:26 / 12.06.2021
SHBA, të paktën 9 të plagosur nga të shtënat në Austin të Teksasit
Zyrtarët theksuan se së paku nëntë persona janë plagosur në të shtënat e mëngjesit të sotëm.
Zyrtarët e Teksasit thanë se të paktën nëntë persona u plagosën në të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm në Austin.
Policia tha se "ka më shumë viktima dhe të plagosur". Gjithashtu theksohet se të paktën nëntë pacientë morën kujdesin e nevojshëm dhe se gjashtë u transportuan në spitale.
Shkaku i të shtënave nuk dihet ende dhe policia ende nuk ka ndonjë të dyshuar ose arrestime.























