Të gjelbërit zgjedhin kandidaten e tyre për postin e kancelares
Të Gjelbërit gjermanë angazhuan zyrtarisht kandidaten e tyre për kancelarinë, Annalena Baerbock, pavarësisht gabimeve që ajo i ka pranuar dhe që e dobësuan atë në garën për të pasuar Angela Merkel.
Gjashtëqind e tetëdhjetë e tetë të deleguarit ekologjistë, të mbledhur në Berlin për një kongres të partisë, votuan me 98,5% për dyshen që Baerbock, zyrtarisht kandidate për kancelarinë, formon me Robert Habeck, bashkëpresident i partisë.
Në shkallë krahasuese Baerbock fitoi 97,1% të votave gjatë zgjedhjes së saj në krye të partisë në 2019 dhe bashkëdrejtuesi, Robert Habeck me 90,4%.
Baerbock, 40 vjeçe, gjatë procesit shprehu keqardhjen e saj për gabimet që kishte bërë, që nga emërimi i saj në prill si kandidate për kancelarinë, të cilat e kanë shqetësuar dhe kanë çuar në një rënie të konsiderueshme të të Gjelbërve në sondazhe./atsh























