Arabia S. nuk do të pranojë asnjë person nga jashtë për kryerjen e Haxhit

Arabia S. nuk do të pranojë asnjë person nga jashtë për kryerjen e Haxhit

Arabia Saudite njoftoi se për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), vetëm 60 mijë njerëz nga brenda vendit do të pranohen për Haxh këtë vit dhe asnjë nga jashtë.

Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite lëshoi një deklaratë me shkrim mbi masat që do të merren për shkak të pandemisë dhe mbi atë se kush do të pranohet gjatë Haxhit.

Në deklaratë thuhet se 60 mijë vetë që do të pranohen për Haxh nga vendi duhet të jenë persona pa sëmundje kronike, të moshës midis 18 dhe 65 vjeç dhe të vaksinuar kundër virusit.

Më 9 maj, Ministria e Haxhit dhe Umres kishte njoftuar se Haxhi i këtij viti do të mbahet nën kushte të sigurisë për shkak të pandemisë.


MË SHUME NGA Bota