Samiti G7, Johnson bisedon me Biden-in dhe Morrison-in

Samiti G7, Johnson bisedon me Biden-in dhe Morrison-in

Qeveria britanike në një deklaratë tha se Johnson, Biden dhe Morrison diskutuan një numër çështjesh me interes të përbashkët gjatë takimit trepalësh, përfshirë Indo-Paqësorin.

Kryeministri britanik Boris Johnson u takua me Presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe kryeministrin australian Scott Morrison si pjesë e samitit të udhëheqësve të G7-tës.

Qeveria britanike në një deklaratë tha se Johnson, Biden dhe Morrison diskutuan një numër çështjesh me interes të përbashkët gjatë takimit trepalësh, përfshirë Indo-Paqësorin.

Më tej theksohet se udhëheqësit ranë dakord se konteksti strategjik në Indo-Paqësor po ndryshon dhe se ekziston një bazë e fortë për thellimin e bashkëpunimit midis tri qeverive.

Gjatë samitit, Johnson gjithashtu bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.