Kinë, 12 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga shpërthim i gazit

Kinë, 12 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga shpërthim i gazit

Shpërthimi ndodhi në provincën qendrore kineze Hubei, kurse përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, raportojnë mediat lokale.

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur në një shpërthim gazi në provincën qendrore Hubei të Kinës, njoftuan mediat lokale,.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, shumë njerëz u bllokuan pas shpërthimit që ndodhi në një zonë rezidenciale në rrethin Zhangwan të qytetit Shiyan.

Rreth 150 njerëz u shpëtuan nga vendi i shpërthimit dhe u dërguan në spitale, citoi agjencia të ketë thënë selia e shpëtimit.

Më tej thuhet se 39 nga njerëzit e plagosur janë në gjendje të rëndë, duke shtuar se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar.