Mbi 1.000 migrantë të parregullt kapen në ujërat e Libisë

Mbi 1.000 migrantë të parregullt kapen në ujërat e Libisë

“Më shumë se 1.000 migrantë të parregullt janë ndaluar nga Rojet Bregdetare të Libisë në dy ditët e fundit”, tha Organizata Ndërkombëtare e Migracionit.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM), e lidhur me Kombet e Bashkuara (OKB), njoftoi se më shumë se 1.000 migrantë të parregullt janë kapur në ujërat detarë pranë Libisë në 48 orët e fundit.

“Më shumë se 1.000 migrantë të parregullt janë ndaluar nga Rojet Bregdetare të Libisë në dy ditët e fundit”, tha zëdhënësja e IOM-it Safa Msehli në llogarinë e saj në Twitter, pa dhënë detaje shtesë.

Në vitet e fundit, Libia është bërë një nga destinacionet më të rëndësishme për migrantët e parregullt afrikanë që ikin nga varfëria dhe konfliktet drejt Evropës.