Tragjedi në Itali: 35 vjeçari vret dy fëmijë dhe një të moshuar

Tragjedi në Itali: 35 vjeçari vret dy fëmijë dhe një të moshuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 35-vjeçar ka sulmuar me armë duke lënë dy fëmijë të vdekur dhe një të moshuar.

Salvatore Ranieri, 74-vjeç u qëllua për vdekje pasi një burrë hapi zjarr në Romë.

Dy fëmijët e plagosur nga të shtënat vdiqën gjithashtu, Daniel, i moshës 10 vjeç dhe David Fusinato, 5 vjeç. Autori është Andrea Pignani, një italian 34-vjeçar me probleme mendore shumë serioze, i konsideruar nga policia si shumë i rrezikshëm.

Në vend pak para mesditës, patrulla të shumta të karabinierëve zhvilluan një operacion të gjerë në të gjithë zonën. Njeriu që qëlloi u gjurmua brenda në një apartament, ku ai u strehua dhe pas rreth tre orësh karabinierët e grupeve speciale të ndërhyrjes së GIS, hynë në apartament, dhe e gjetën atë të pajetë në dhomën e gjumit. Ai qëlloi veten me të njëjtën armë të përdorur për të vrarë fëmijët dhe kalimtarin e moshuar.

Negociatorët e komandës së karabinierëve në Romë ishin jashtë shtëpisë me nënën e 34-vjeçarit, e cila, deri në fund, kërkoi kontakt me djalin e saj në telefon. Ai kurrë nuk u përgjigj, duke shkaktuar kështu dyshime se ai tashmë i kishte marrë jetën vetes dhe për të konfirmuar këtë, rreth orës 15.30, u dëgjua një e shtënë.

Më parë, e gjithë zona ishte izoluar, dy helikopterë ishin të palëvizshëm në një fushë dhe të gjitha shërbimet në apartament ishin shkëputur, madje edhe gazi. Në sfond, dëgjoheshin britmat e dëshpërimit të prindërve të djemve. Nga detajet e para dhe të vështira të atyre momenteve duket se i moshuari – i cili nuk ishte gjyshi i të vegjëlve po kalonte me biçikletë, ndërsa David dhe Daniel po luanin të qetë në park. Të gjithë ishin fqinjë.

“Bënë të gjitha përpjekjet e mundshme. I pari që humbi jetën ishte më i vogli, pastaj fatkeqësisht edhe fëmija i dytë vdiq”, tha këshilltari për shëndetësinë e rajonit të Lazios, Alessio D’Amato.

Pse ka qëlluar?

Arsyet e veprimit të çmendur janë të panjohura dhe vetëm hetimet do të jenë në gjendje t’i sqarojnë ato.

“Qitësi është identifikuar, duket se është një person i paqëndrueshëm mendërisht i cili tashmë kishte treguar sjellje armiqësore,” i tha agjencisë Agi Mario Savarese, kryetari i Ardea.

“Mendohet se gjithçka ndodhi për arsye të kota. Por ne ende nuk dimë asgjë specifike. Ne hetojmë për të kuptuar nëse ishte një hakmarrje apo një veprim i papritur. Marrëdhëniet e vrasësit me babanë e dy vëllezërve Domenico Fusinato, i cili po vuan një dënim dy-vjeçar në arrest shtëpiak, ende duhet të sqarohen”, tha ai.