Kryeministri i ri izraelit zotohet të bashkojë kombin
Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennet, u zotua se do të bashkojë kombin e ndarë nga katër palë zgjedhje në dy vjet.
Ai tha se Qeveria e tij “do të punojë për të gjithë njerëzit” dhe shtoi se përparësi do të jenë reformat në arsim, shëndetësi dhe zvogëlimi i burokracisë.
Bennet, nacionalist i krahut të djathtë, do të udhëheqë një koalicion partish, të cilit iu dha mbështetja në Parlament të dielën me 60 vota për dhe 59 kundër.
Ai pason Benjamin Netanyahun, i cili u detyrua të largohet nga zyra pas 12 vjetësh.
Bennett, udhëheqës i partisë Yamina, do të jetë kryeministër deri në shtator të vitit 2023, si pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit.
Ai pastaj do t’ia dorëzojë pushtetin udhëheqësit të partisë Yesh Atid, Yair Lapid, i cili do të udhëheqë për dy vjet të tjerë.
Netanyahu - kryeministri më jetëgjatë i Izraelit - do të mbetet udhëheqës i partisë së krahut të djathtë Likud dhe do të bëhet lider i opozitës.























