14:43 / 15.06.2021
Franca dënon 1 milion euro kompaninë IKEA për spiunim të stafit
Filiali francez i IKEA u gjobit me një milion euro pasi ka spiunuar qindra nëpunës në periudhën 2009 – 2012.
IKEA kishte punësuar detektivë privatë dhe oficerë policie për të mbledhur të dhëna private për stafin.
Të 15 personat e akuzuar përfshinin drejtues të lartë dhe ish-menaxherë të dyqaneve. Gjykata e Versajës i shpalli fajtorë për vjedhje të të dhënave personale, por dënimi ishte më i lehtë se sa ai i kërkuar nga akuza.
Akuza më e rëndë për “monitorim masiv” u rrëzua nga gjykata.























