Samsung hyn në Evropë me marrëveshjen me rrjetin 5G të Vodafone në Britani

Samsung hyn në Evropë me marrëveshjen me rrjetin 5G të Vodafone në Britani

Grupi britanik i telekomunikacioneve Vodafone ka zgjedhur Samsung Electronics për të furnizuar pajisjet e saj të rrjetit 5G në Britani, një përparim për kompaninë koreano-jugore në tregun në Evropë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, operatorët evropianë të celularëve po konsiderojnë gjithnjë e më shumë Samsung që të zëvendësojë Huawei të Kinës si një furnizues, me drejtues nga spanjollja Telefonica dhe Orange e Francës që më parë i thanë Reuters se kishin zhvilluar bisedime me firmën.

Megjithatë, kushtet financiare të marrëveshjes ende nuk janë zbuluar.

Britania tashmë ka urdhëruar që të gjitha pajisjet Huawei të hiqen nga rrjeti i saj 5G deri në fund të vitit 2027, duke bërë jehonë një fushate të SHBA-së kundër Huawei, duke përmendur rreziqet e sigurisë kombëtare.

Tregu evropian i pajisjeve të telekomunikimeve është i dominuar nga Nokia, Ericsson dhe Huawei, por Samsung ka hyrë në “lojë” pasi papritur bëri një marrëveshje prej 6 miliardë dollarësh me gjigantin amerikan Verizon në shtator.