Përurohet monografia kushtuar infemierisë ferizajase
BKT
Shëndetësi

Përurohet monografia kushtuar infemierisë ferizajase

Tre autorë ferizajas kanë botuar librin monografik “Infermieria ferizajase”, që i dedikohet rolit dhe zhvillimit të infermierisë në këtë komunë

Me rastin e Ditës së Shëndetësisë në Ferizaj, u promovua libri monografik "Infermieria ferizajase", i autorëve Agim Hajdini, Bashkim Mehmeti dhe Rexhep Jakaj.

Në përurimin e kësaj vepre, morën pjesë edhe përfaqësues të Odës së Infermierëve të Kosovës, Xhemajl Dugolli dhe Lirije Beqiri, të cilët përgëzuan autorët e monografisë, që ka dedikim kontributin e infermierëve ferizajas në etapat më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Lirije Beqiri, nënkryetare e Odës së Infermierëve të Kosovës, tha me rastin e promovimit të monografisë se është vetëm një çmim ai që u jep kënaqësi dhe satisfaksion infermierëve të Kosovës. E ky është çmimi që u jepet atyre nga pacientët që i kanë vlerësuar dhe çmojnë infermierët si dhe flasin fjalë të mira për ta.

“E gjithë kjo, është falë punës infermierëve të Kosovës. E dimë edhe rolin e infermierëve ferizajas. Edhe në luftë, edhe në paqë, edhe në pandemi tani u pa sa i rëndësishëm dhe sa i madh është roli i tyre”, ka thënë Beqiri.

Në ceremoninë e përurimit, drejtorja e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Abetare Kurti Maliqi përgëzoi autorët për përpjekjen që të dokumentohen vitet e shërbimit në lëminë e infermierisë në komunën e Ferizajit.


MË SHUME NGA Shëndetësi