Mbi 600 mijë viktima nga koronavirusi në SHBA
BKT
   Bota

Mbi 600 mijë viktima nga koronavirusi në SHBA

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri të martën janë konfirmuar 600,012 viktima. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në ndonjë vend.

Numri i qytetarëve të vdekur nga koronavirusi në SHBA ka kaluar 600,000.

SHBA prin edhe me totalin e rasteve të konfirmuara pozitive: afro 33.5 milionë.

Sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, mbi 173 milionë njerëz, apo rreth 52 përqind e popullatës amerikane, kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Afërsisht 43% ose rreth 144 milionë banorë, janë vaksinuar plotësisht. Vaksinat që përdoren në SHBA kundër koronavirusit, duhet të jepen në dy doza, për të arritur efektin maksimal.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 176 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 3.8 milionë kanë vdekur.

Pas SHBA-ve, numrin më të lartë të viktimave e kanë Brazili dhe India: mbi 488,000, përkatësisht mbi 377,000. Në Evropë prin Mbretëria e Bashkuar me mbi 128,000 viktima.